Banorët dhe bizneset në Spille janë duke u ankuar për praninë e madhe të mushkonjave në zonë. Në katër vitet e fundit në Spille janë bërë dezinfektime, por këtë vit jo edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e verës.
Në dy muaj kjo zonë bregdetare vizitohet nga mbi 150 mijë turistë dhe tashmë banorët e bizneset kërkojnë që të merren masa nga institucionet që situata të zgjidhet. /abcnews.al/