Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen të tapetin e kuq të Eurovision. Këngëtarja shqiptare që do të interpretojë këngën “Karma”, spikati mes pjesëmarrësve të tjerë të festivalit me fustanin e kuq dhe të ngushtë që i theksonte linjat trupore.
Këngëtarja shfaqet me një fustan të ngushtë të kuq, të punuar nga Valdrin Sahiti, me të cilin është shprehur se është ndier si një mbretëreshë. Së fundmi, një sondazh i kryer për publikun për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur ka nxjerrë fituese Peristerin.
Duke qenë se paraqitja është shumë e rëndësishme për një artist, kjo është një arritje për Peristerin. “Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin bruz në Eurovision”, është shprehur Anxhela.
/abcnews.al