Spezia fiton me përmbysje ndaj Sampdorias

schedule19:50 - 17 Shtator, 2022

schedule 19:50 - 17 Shtator, 2022

Spezia ia ka dalë të fitojë me përmbysje ndaj Sampdorias në takimin e javës së 7-të të Serie A. Skuadra vendase fitoi me shifrat 2-1.

Në minutën e 11 Sabiri do të kalonte në avantazh Sampdorian, ndërsa vetëm 1 minutë më pas një autogol i shënuar nga Murillo do të barazonte shifrat.

Goli i fitores për Spezian erdhi në minutën e 72-të, ku Nzola do të vendoste këtë takim, duke i dhuruar skuadrës së tij 3 pikë mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore Spezia arrin në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Samporia mban vendin e 19-të me 2 pikë.

Më parë fitore ka arritur edhe Empoli, me toskanët që fituan me shifrat 1-0 ndaj Bologna. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Bandinelli në minutën e 75-të.

Me këtë fitore Empoli i Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit shkon në kuotën e 7 pikëve në vendinne 12-të, ndërsa Bologna  ka vetëm 1 pikë më pak. /f.a/abcnews.al