Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Spërkatën me pistoleta uji policët, arrestohen dy të rinj në Hong Kong

schedule11:37 - 13 Prill, 2023

schedule 11:37 - 13 Prill, 2023

Dy të rinj nga Hong Kongu janë arrestuar pasi qëlluan me pistoletë të ujit ndaj policëve gjatë një ngjarjeje për të festuar Songkran, Vitin e Ri Thai. Në një video të publikuar në rrjete sociale, tregohet një burrë në të kuqe duke qëlluar me pistoletë uji ndaj dy policëve dhe gazetarëve të TVB, që konsiderohet pro-qeveritar.

Ministri i Sigurimit Chris Tang nuk e komentoi rastin gjatë një takimi të Këshillit Legjislativ, por tha se disa kanë bërë “rezistencë të butë” për të nxitur pakënaqësi kundër qeverisë.

Muajin e kaluar, policia arrestoi dy burra për posedim të librave për fëmijë që autoritetet i konsideruan si rebelë. Një billboard dixhital u hoq gjithashtu sepse përmbante referenca sekrete ndaj disidentëve vendas./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!