Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spektakli i zhytjeve dhe koshave/ NBA, Keshad Johnson fiton konkurrimin në Duelin e Yjeve

schedule14:46 - 15 Shkurt, 2026

schedule 14:46 - 15 Shkurt, 2026

E gjithë kjo ligë është një shfaqje e madhe. Kështu konceptohet sporti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa NBA ka ardhur në momentin kulmor të spektaklit.

Përpara Ndeshjes së Yjeve, që do të jetë me format të ndryshuar, ishin konkurrimet tradicionale të zhytjes në kosh dhe të gjuajtjeve për tri pikë.

Në zhytjet në kosh, edhe pse nuk pati emra të mëdhenj, nuk është se publiku në Arenën “Intjuit Doum” në Ingëlvud të Kalifornisë pati ndonjë mërzitje.



Përkundrazi.

Kampion u shpall ylli 24-vjeçar I Majemit, Keshëd Xhonson, I cili pati vazhdimësi në zhytjet e tij në krahasim me rivalin kryesor, Kartër Brajant të San Antonios.

Fantazia dhe krijimtaria ishin të gjitha në parket, dhe Xhonson realizoi disa mënyra ekzekutimi duke marrë edhe trofeun.

Në gjuajtjet për tri pikë, në linjë ishte një basketbollist I shquar.

Damien Lilard, njëri nga emrat më të respektuar në NBA, ia doli për herë të tretë që të fitonte këtë konkurrim.

Veterani 35-vjeçar erdhi në sfidë pas një dëmtimi të gjatë që e pengoi të luante qoftë edhe një ndeshje të vetme gjatë sezonit, por nuk e pengoi që të shënonte nga distanca.

Ai shënoi 29 pikë ndaj 27 të rivalit kryesor, Devin Buker të Feniksit.

Lilard u bë I treti basketbollist në historinë e NBA-së që fiton tri herë konkurrimin për tri pikë, pas legjendës Lerri Bërd dhe yllit Krejg Hoxhs.

Tashmë, pritet Ndeshja e Yjeve, që nuk do të jetë një sfidë e vetme, por një turne i shkurtër mes 3 ekipeve, dhe pastaj një finale mes dy më të mirëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!