Spektakël pa gola në Hamburg, Portugalia e Franca diskutojnë kualifikimin në “ruletën ruse”

schedule23:31 - 5 Korrik, 2024

schedule 23:31 - 5 Korrik, 2024

Ashtu si përballja e orës 18:00, Gjermani-Spanjë edhe përballja tjetër çerekfinale, Portugali-Francë rezultoi të ishte fiks siç pritej, “magjike”, me të dyja skuadrat që kanë dhënë spektakël, në sy të 47,789 të pranishmëve në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, mirëpo ende nuk është gjetur rruga e rrjetës, duke e dërguar sfidën fillimisht në kohën shtesë e më pas drejt goditjes së 11-metërshave.

Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patë shanset më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuat portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje.

Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim goditjet e penalltive, për të mësuar kundërshtarin e Spanjës, në gjysmëfinalen e parë të Euro 2024. /i.m /abcnews.al