Spektakël në “Austarilan Open”, Carlos Alcaraz “turpëron” në më pak se 2 orë kundërshtarin e tij

schedule12:16 - 22 Janar, 2024

schedule 12:16 - 22 Janar, 2024

Jo më kot konsiderohet si një ndër talentet më të medhenj, që sporti i tenisti ka njohur. Spanjolli, Carlos Alcaraz ka treguar edhe një herë potencialin e tij, teksa ka kaluar pa shumë vështirësi, në raundin e 1/8-ve, të Grand Slam-it të parë për këtë vit kalendarik, “Australian Open”, serbin, Miomir Kecmanovic, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3 me 0.

Talenti nga Murcia e Spanjës mundi ballkanasin, në një përballje, që nuk zgjajti më shumë se 2 orë, duke triufmuar me këtë të fundit, në 3 sete, me rezultet, 6-4, 6-4 e 6-0 dhe tashmë “numri 2” i botës në këtë sport “peshkon” një kundërshtar jo pak të lehtë, për t’u kaluar në çerek-finale, siç është edhe gjermani, Alexander Zverev.

Ky i fundit vujati jo pak në fazën e 1/8-ve, teksa përballë kishte britanikun, Cameron Norrie, me përballjen që zgjati plot 4 orë e 9 minuta dhe që përfundoi me rezultatin e përgjithshëm, 3 me 2. Ndërkaq, përveç sfidës së “iberikut”, Alcaraz në çerek-finale do të zhvillohen edhe 3 përballje të tjera, siç janë, Novak Djokovic-Taylor Fritz, Jannik Sinner-Andrey Rublev, si dhe Hubert Hurkacz-Daniil Medvedev. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!