Ka përfunduar puntata e dytë e spektaklit “Gladiator” në Abc. Artistët garues të mbrëmjes së sotme ishin nga katër qytete të ndryshme të trojeve shqiptare, nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Presheva. Aktorët Kushtrim Qerimi, Hamdi Rashiti, Kejdi Gishto dhe Molika Maxhuni dhuruan spektakël dhe emocione mes një gare të fortë duke dhënë maksimumin për të fituar çdo sfidë me të cilën u përballën.
“Ndezja e pishtarit” ishte e sfida e parë ku arritën të triumfojnë dhe në të cilën luajtën për 200 euro. “Gjuajtja me shtizë” ishte sfida e dytë me të cilën u përballën artistët. Kushtrimi dhe Hamdiu fituan dy raunde, ku arritën të rrëzojnë me shtizë të gjitha objektet brenda afatit kohor të caktuar. Artistët triumfuan gjithashtu në sfidën e tretë “Posta e shpejtë” duke e çuar shumën monetare në total 1000 euro.
Përballja me “Gladiatorin” Enis Ujkani nuk ishte dhe aq fatsjellëse për konkurrentët, duke iu kushtuar atyre përgjysmimin e shumës në 500 euro. Në sfidën e arenës me shpata me Gladiatorin, konkurrentët arritën të fitojnë vetëm një raund. Ndërkaq, gara e fundit ishte e suksesshme për konkurrentët, të cilët arritën të fitojnë të dyja raundet dhe duke bërë që ata të fitojnë në total shumën prej 430 eurosh. /abcnews.al