Lazio ka nisur përgatitjet për fazën e dytë të sezonit ditën e sotme. Klubi kishte lajmëruar se do të hapte dyert e Formellos, qendrës stërvitore të bardhekaltërve, por se kishte parashikuar se aty do të zbarkonin 10 mijë tifozë.
Ecuria fantastike në kampionat dhe fitimi i Superkupës së Italisë në finalen ndaj Juventusit, kanë dërguar në ekstazë tifozët e Lazios. Ekipi është befasuar nga dyndja e tyre në stërvitje. Kore, duartrokitje për të gjithë, sidomos për trajnerin Inzaghi.
La partitella finisce in parità: l’1-1 è di @LucasLeiva87 ⤵️ pic.twitter.com/2kMmMbNPpm
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) December 30, 2019
Kulmi është arritur kur trofeu i Superkupës ka dalë në fushën e blertë, aty ekipi, stafi teknik dhe të gjithë pjesëtarët e Lazios kanë pozuar me të. Kampionati rinis me datë 5 janar dhe Lazio do të përballet me Brescian në transfertë. /abcnews.al
incredibile !! ??grazie a tutti @OfficialSSLazio #forzalazio pic.twitter.com/ABZW62ChAz
— Felipe Caicedo (@FelipaoCaicedo) December 30, 2019