Speciet që po “pushtojnë” ekosistemin e Antarktidës nëpërmjet anijeve

schedule04:20 - 11 Janar, 2022

schedule 04:20 - 11 Janar, 2022

Speciet nga e gjithë bota po “përdorin” anijet për të kërcënuar ekosistemin e pacenuar detar të Antarktidës. Ky është konkluzioni i një studimi që gjurmon kërkimet, peshkimin dhe anijet e turistëve që vizitojnë në mënyrë rutinore rajonin e mbrojtur dhe të izoluar. Është zbuluar që anije nga 1,500 porte të botës vizitojnë Antarktidën.

Studiuesi Arlie McCarthy i Universitetit të Kembrixhit tha se anijet që udhëtojnë nga çdo vend i botës mund të sjellin specie që mund të ndryshojnë ekosistemin. Ata mund të krijojnë habitate të reja që do ta bënte të vështirë për kafshët e mrekullueshme të Antarktidës që të gjejnë vendin e tyre për të jetuar. Shkencëtarët thanë që duhen masa më të rrepta për të siguruar që anijet nuk sjellin specie që rrezikojnë habitatet e brishta të Antarktidës raporton “BBC”.

Ekipi kërkimor i Shërbimit Britanik të Antarktidës dhe Universiteti i Kembrixhit përdorën të dhëna satelitore dhe bazën e të dhënave të transportit ndërkombëtar për të përcaktuar peshën e trafikut të Antarktidës dhe origjinën e këtyre anijeve. Studiuesi Arlie McCarthy tha se ata nuk kanë vetëm një port shtëpiak që shkojnë e vijnë. Çdo specie detare që mund të ngjitet në trupin e anijes dhe i mbijeton udhëtimit në Antarktidë mund të përbëjë një kërcënim pushtues.

Krijesat si midhjet, gaforret dhe algat janë të një shqetësimi të veçantë për shkak se ngjiten në trupin e anijeve. Midhjet mund të mbijetojnë në ujërat polare dhe të përhapen lehtësisht, duke rrezikuar jetën detare në shtratin e detit. Profesori David Aldridge i Universitetit të Kembrixhit shpjegoji që speciet vendase të Antarktidës kanë qenë të izoluara për 15 milion deri në 30 milion vitet e fundit. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!