Specialja mban seancën e radhës për rastin e Gucatit dhe Haradinajt

schedule08:15 - 24 Shkurt, 2021

schedule 08:15 - 24 Shkurt, 2021

Zyra e Prokurorit të Specializuar këtë të mërkurë do të zhvillojë seancën për dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt do të mbahet në ora 11:00 dhe pritet të jetë seancë lidhur me ecurinë e çështjes.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00. Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës.

Datat e seancave janë bërë publike edhe në kalendarin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!