Nga Leontina Nika
Muzika tradicionale shqiptare për Ali Hazbin është jetë. Për 31 vite ai jetoi mes shiritave duke regjistruar muzikën në çdo cep të Shqipërisë dhe kështu duke krijuar fototekën e artë të muzikës në radio Tiranës që tashmë e ka hedhur në letër.
Shqetësim për të mbetet dekompozimi i shiritave , ndaj ai jep alarmin e digjitalizimit të tyre sa më parë.
Hazbia thotë se kjo muzikë shënon rrënjët tona, ndaj duhet dëshmuar dhe menaxhuar se ndryshe përfitojnë fqinjët e këtë e lidhe edhe me lahutën.
Ajo që e shqetëson, madje thotë se i shkakton alergji deformimi i muzikës, e cila ndodhi rëndomtë.
Kjo pasuri e rrallë ngujuar në shirita ka vendosur që ta shpalos përmes një libri , të cilin pret ta botoi së shpejti me kontribute personale, pasi nga institucione të ndryshme nuk ka gjet mbështetje.
Studiuesit dhe etnomuzikologët e ndryshëm kudo që ndodhën, i kanë vlerësuar të veçanta, vlerat e muzikës tonë popullore të trashëguara autoktone. Ato mbartin veti dhe karakteristika dalluese, krahasuar me ato të vendeve të tjera afër dhe larg nesh.
Disa muzikant me tendenca për të afruar gjoja vlera të reja në këtë zhanër muzikor, kanë rënë në huazime dhe manipulime të vlerave.
Përmes vlerave muzikore, përshkohet historia e popullit tonë në shekuj. Shpaloset gjuha jonë e bukur dhe e pastër. Tregohen luftërat dhe heroizmat e popullit tonë për lirin e vendit./abcnews.al

