Specialistë urgjence dhe familje/ “Mjekët e përgjithshëm specializohen të paguar dhe ruajnë vendin e punës”

schedule15:33 - 20 Qershor, 2024

schedule 15:33 - 20 Qershor, 2024

Mjekë të përgjithshëm, të  rinj, por dhe me përvojë që aktualisht punonjës në qendra shëndetësore apo spitale rajonale mund të profilizohen si mjekë familje apo urgjence duke u paguar  si specialist  gjatë viteve të studimit dhe duke ruajtur vendin e punës  për pas diplomimit.  Ministria e Shëndetësisë  dhe Universiteti I Mjekësisë kanë rihapur aplikimet duke lehtësuar procesin dhe shtuar përfitimet për dy degët prioritare.

Synimi është shtimi i specialistëve në këto dy degë  pasi  deri  vitin e ardhshëm 10 qendra shëndetësore në të gjithë vendin do të kthehen në qendra të mjekësisë familjare. Për shumë diagnoza pacientë nga të porsalindur deri tek të moshuar do ta mbyllin ciklin e shërbimit shëndetësor  pranë vendbanimit pa shkuar nga një spital në tjetrin.  Në Tiranë projekti po aplikohet në qendrën shëndetësore numër dhjetë.

Prej vitesh mjekësia e urgjencës dhe ajo  e familjes nuk renditen   ndër degët e preferuara të mjekëve të rinj të cilët  me tu diplomuar pëlqejnë të specializohen për kardiologji, kirurgji apo dermatologji./abcnews.al