Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm në afërsi të Barcelonës në Spanjë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale. Kompania hekurudhore si dhe policia spanjolle njofton se bilanci i viktimave është 1 i vdekur dhe 6 të plagosur.
Sipas të dhënave të para, dalja nga shinat është shkaktuar nga devijimi i binarëve nga rrëshqitja e dheut. Kjo erdhi si pasojë e shirave të ditëve të fundit. Mes të plagosurve është dhe makinisti i trenit./abcnews.al