Spanjë/ Princesha Leonor zotohet për besnikëri ndaj Kushtetutës si mbretëresha e ardhshme

schedule15:56 - 31 Tetor, 2023

schedule 15:56 - 31 Tetor, 2023

Me një paradë të madhe ushtarake, shkëlqim dhe solemnitet, Spanja festoi sot 18-vjetorin e lindjes së Princeshës Leonor, trashëgimtares së fronit dhe mbretëreshës së ardhshme të vendit.

Mosha legale e Leonorit u festua në mëngjes me një ceremoni zyrtare në Parlamentin Spanjoll, gjatë së cilës princesha e re u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe mori medaljet e Kongresit dhe Senatit.

Në krah të saj ishte babai i saj Mbreti Felipe, nëna Letizia dhe motra e saj Sofia, të cilët ndoqën me emocion ceremoninë.

Më pas, familja mbretërore me autoritetet e vendit dhe një turmë njerëzish ndoqën paradën e madhe ushtarake për nder të Princeshës së Asturias.

Për të shënuar rëndësinë e ditëlindjes së saj, do të mbahet një pritje në pallatet mbretërore në Madrid, e ndjekur nga një mbledhje e familjes mbretërore në Pallatin El Pardo pak jashtë kryeqytetit.

Gjithashtu, televizioni spanjoll do të shfaqë një dokumentar për jetën e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!