Spanjë, përndjekje artistëve që janë kundër Monarkisë

schedule12:20 - 25 Maj, 2018

schedule 12:20 - 25 Maj, 2018

Në Spanjë është dënuar me burg një artist muzike për shkak teksteve të tij kundër monarkisë. Artisti “Valtonik” është arratisur jashtë vendit dhe drejtësia kë lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Në Spanjë ka nisur një fushatë përndjekje ndaj reperëve. Jose Miguel Arnas Beltran, emri i artit Valtonyc, është dënuar me 3 vite e gjysëm burg për tekstet e këngëve të tij. Por ai nuk është paraqitur për të hyrë në burg që të vuajë dënimin. Një gjykatëse e Audiencës Kombëtare tashmë ka firmosur urdhërin për kapjen ndërkombëtare të tij. Se ku është arratisur Valtonyc për të shmangur burgun, nuk dihet.

Por me shumë mundësi ka ndjekur shembullin e separatistëve katalanas që kanë kërkuar azil në Belgjikë dhe Avicër. Rasti i reperit të dënuar për këngët e tij po krijon polemika të shumta në Spanjë ku shteti dhe gjykata akuzohen për ndalim të lirisë së shprehjes. Ngjarja e Valtonyc nis në 2012 kur u arrestua për herë të parë në fund të një koncerti i akuzuar për “nxitje terrorizmi”, “thirrje për dhunë” dhe “fyerje ndaj kurorës mbretërore”.

Në shkurt të 2017, erdhi dënimi i parë, ndërsa këtë herë erdhi ai përfundimtar pasi gjykata e lartë spanjolle refuzoi apelimin e tij. Ky i Valtonyc nuk është rasti i parë i një reperi që përndiqet nga drejtësia. Në pritje të një dënimi përfundimtar është dhe një këngëtar tjetër, Pablo Hasel.

Ndërkohë, Valtonyc, që e konsideron veten “antikapitalist, republikan dhe antifashist”, mbron tekstet e tij duke u mbështetur tek liria e shprehjes. Megjithatë kjo nuk i mjaftoi të shmante dënimin e gjykatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!