Inaki Urdangarin, kunati i mbretit të Spanjës, Felipe i Gjashtë, është dënuar për korrupsion dhe tashmë ka hyrë në burg. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për mediat spanjolle.
Urdangarin, i përfshirë në skandalin Noos, duhet të vuajë një dënim prej 5 vitesh e 10 muaj heqje lirie, që i është rikonfirmuar në apelin e Gjykatës së Spanjës, në Palma de Majorka.
Ish-kampioni i volejbollit është martuar me motrën e mbretit. Skandali “Noos” shpërtheu në 2011, kur dhëndri i mbretit të atëhershëm, Huan Karlos, u akuzua për devijim fondesh publike. Sipas asaj që ka konfirmuar Gjykata, ai ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë 6 milionë euro, përmes një fondacioni sportiv që e drejtonte bashkë me ortakun e tij, Diego Torres. /abcnews.al