Spanjë, kapen 67 kg kokainë e fshehur në ananasë

schedule22:12 - 28 Gusht, 2018

schedule 22:12 - 28 Gusht, 2018

Policia spanjolle sekuestroi 67 kg kokainë të fshehur brenda kokrrave të ananasit dhe arrestoi shtatë persona në Madrid dhe Barcelonë. Brenda lëvozhgës së frutit ekzotik, kontrabandistët kishin futur cilindra kompaktë të mbushur me kokainë të mbështjellë me dyll të verdhë.

Spanja, e njohur si destinacioni i preferuar i emigrantëve nga Amerika e Jugut, është një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës kolumbiane në Europë. Trafikantët po përdorin metoda gjithnjë e më kreative për t’i shpëtuar kontrolleve të agjentëve spanjollë, të cilët në vitet e fundit e kanë gjetur kokainën të fshehur në implante të gjirit, paruke dhe karrige për invalidët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!