Spanjë, 5 emigrantë vdesin në përpjekje për të arritur në ishujt Kanarie

schedule23:45 - 3 Nëntor, 2024

schedule 23:45 - 3 Nëntor, 2024

Pesë trupa u gjetën në det të dielën pasi gomonia me të cilën po udhëtonin u shpua rreth 90 km nga ishulli spanjoll Lanzarote, në Ishujt Kanarie, thanë shërbimet spanjolle të Shpëtimit Detar për Reuters.

Autoritetet thanë se kishin nisur menjëherë ekipin e shpëtimit pasi kishin pikasur gomonen nga një aeroplan.
17 persona u shpëtuan në njërën ndërsa në tjetrën 80.

Agjencia shtetërore EFE tha se shërbimet e shpëtimit kishin shpëtuar në përgjithësi më shumë se 1,500 njerëz gjatë fundjavës.

Rruga e Atlantikut për në Ishujt Kanarie ka parë rritjen më të shpejtë të migrimit të parregullt në vitet e fundit, megjithëse numrat mbeten nën ato në rrugën e Mesdheut Qendror drejt Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!