Spanja zgjat kufizimet për udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut

schedule08:53 - 21 Prill, 2021

schedule 08:53 - 21 Prill, 2021

Spanja ka zgjatur kufizimet deri në 11 maj për udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të përhapjes së varianteve të koronavirusit.

Kombet e tjera europiane kanë vendosur kufizime të ngjashme për shkak të frikës se përhapjes së  varianteve të reja të cilat mund të përhapen më lehtë ose të përmbajnë mutacione që lejojnë virusin të shmangë efektivitetin e vaksinave.

Që nga 22 Shkurti, të gjithë pasagjerët që mbërrinin në Spanjë nga Brazili ose Afrika e Jugut janë karantinuar për 10 ose shtatë ditë nëse kishin një test negativ.Më 8 mars, kjo kërkesë u zgjerua për 10 vende të tjera, duke përfshirë Kolumbinë dhe Perunë.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Vendi ka regjistruar mbi 77,000 viktima dhe më shumë 3.4 milion raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!