Spanja zgjat intervalin kohor mes dozave të AstraZeneca-s në 4 muaj

schedule15:48 - 30 Prill, 2021

schedule 15:48 - 30 Prill, 2021

Spanja do të zgjasë periudhën kohore mes dozave të AstraZeneca-s në 16 javë nga 12 që ishte deri më tani. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në vend ndërsa kjo vaksinë në Spanjë u injektohet personave që janë mbi 60 vjeç.

Kjo zgjatje e kohës u jep më shumë kohë autoriteteve që të vendosin sesi t’i analizojnë rekomandimet rreth këtij medikamenti.

Spanja fillimisht e përdori vaksinën e AstraZeneca-s tek punonjësit jetikë të moshës nga 18 deri në 65 vjeç, përpara se të vendosnin se dozat e saj do t’u bëheshin vetëm atyre që janë mbi 60 vjeç. Kufizimi vjen nga frika e mpiksjes së gjakut tek personat më të rinj në moshë.

Ky ndryshim solli frikë dhe dyshime tek të rinjtë që tashmë e kishin marrë një dozë të kësaj vaksinë dhe ju ndalua doza e dytë. Duke zgjatur intervalin kohor mes dozave, autoritetet e vendit synojnë që të kenë mundësi të analizojnë të dhënat e testeve klinike për miksimin e vaksinave. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!