Spanja vendos baraspeshën, Rodri tund rrjetën e Mamardashvili

schedule21:36 - 30 Qershor, 2024

schedule 21:36 - 30 Qershor, 2024

Më në fund arritën të barazonin. Pasi gjetën veten në disavantazhin e një goli, “Furia e Kuqe” spanjolle u hodh menjëherë në sulm, për të gjetur golin e barazimit, në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, përballë “Kryqtarëve” spanjollë.

Një aksion perfekt i djemve të De la Fuente është finalizuar më së miri nga Rodri, i cili pasi merr një pasim të shkurtër nga Nico Williams dërgon topin pas shpatullave të Mamardashvili, me një goditje potente në hyrje të zonës. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al