Spanja thirrje Izraelit të respektojë vendimin e GJND-së për ndalimin e ofensiva në Rafah

schedule13:57 - 25 Maj, 2024

schedule 13:57 - 25 Maj, 2024

Qeveria spanjolle i ka bërë thirrje Izraelit që të respektojë urdhrin e gjykatës së lartë të OKB-së për të ndaluar menjëherë bombardimet dhe sulmet tokësore në Rafah.

Sipas AFP, Spanja theksoi se vendimi i të premtes nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (ICJ) ishte ligjërisht detyrues.

“Masat paraprake të përcaktuara nga GJND-ja, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndërpresë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, janë të detyrueshme.

Izraeli duhet t’i respektojë ato,” shkroi ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares.

“E njëjta gjë vlen edhe për armëpushimin, lirimin e pengjeve dhe aksesin për ndihmë humanitare në Gaza”, shkroi ai, duke shtuar se “vuajtjet e popullit të Gazës dhe dhuna duhet të marrin fund”.

Spanja është një nga vendet europiane që ka qenë më kritike ndaj Izraelit lidhur me luftën në Gaza.
Të mërkurën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë se qeveritë e tyre do të njohin shtetin palestinez nga java e ardhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!