Spanja synon të vaksinojë 70% të popullsisë deri në fund të gushtit

schedule20:57 - 23 Qershor, 2021

schedule 20:57 - 23 Qershor, 2021

Në Spanjë, të paktën 47 milion qytetarë kanë marrë një dozë kundër koronavirusit, ndërsa mbi 15 milion persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë vaksinuar 680, 540 qytetarë. Autoritetet shprehen se procesi i vaksinimit është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e qeverisë për të vaksinuar 70% të popullsisë deri në fund të muajit gusht.

Sakaq në raportimet e fundit për situatën epidemiologjike është bërë me dije se numrat e infektimeve kanë rënë.

Po ashtu kryeministri Pedro Sanchez më herët njoftoi se nga e shtuna pritet që të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura./abcnews.al/