Spanja shtrëngon masat, rikthen “shtetrrethimin” për të frenuar përhapjen e Covid

schedule18:47 - 25 Tetor, 2020

schedule 18:47 - 25 Tetor, 2020

Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka vendosur një “shtetrrethim” gjatë natës në një përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Kryeministri Pedro Sánchez tha se orari i ndalimit, 23:00 dhe 06:00, do të hyjë në fuqi të dielën.

Nën masat e urgjencës, autoritetet lokale mund të ndalojnë udhëtimin midis rajoneve, tha  Sánchez, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Ai tha se do t’i kërkonte parlamentit të zgjasë rregullat e reja, fillimisht në fuqi për 15 ditë, në gjashtë muaj. “Situata që po kalojmë është ekstreme”, tha Sánchez në një fjalim të dielën.

Spanja u godit rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe vendosi një bllokim shumë më kufizues  një nga më të ashprit në botë.

Si shumë rajone të tjera evropiane, megjithatë, ajo është goditur nga një valë e dytë e infeksioneve.

Në Itali, kufizimet e reja u njoftuan gjithashtu të dielën. Qeveria tha se rritja e vazhdueshme e rasteve atje ishte duke shkaktuar një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore të vendit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!