Spanja sekuestron jahtin e oligarkut rus

schedule14:29 - 4 Prill, 2022

schedule 14:29 - 4 Prill, 2022

Policia ka sekuestruar një jaht në Spanjë që dyshohet se është në pronësi të një oligarku rus, sipas skynews.

Agjentët federalë të SHBA-së dhe Garda Civile e Spanjës kontrolluan anijen, e cila ishte ankoruar në Marina Real në portin e Palma de Mallorca. Jahti, i quajtur Tango, është 78 metra, ndërsa vlera e tij besohet të arrijë në 120 milionë dollarë.

Jahti është  në pronësi të Viktor Vekselberg, një miliarder që drejton Renova Group me bazë në Moskë, një konglomerat që përfshin metale, miniera, teknologji dhe asete të tjera, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Ai është pjesë e listës së sanksioneve të vendosura nga qeveritë e SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!