Spanja regjistër për ata që refuzojnë të bëjnë vaksinën, ministri zbulon detajet

schedule18:54 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 18:54 - 28 Dhjetor, 2020

Autoritetet spanjolle do të mbajnë një regjistër të qytetarëve që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19, i cili do të ndahet me vendet e tjera evropiane, por nuk do të bëhet publik. Lajmi u konfirmua sot nga ministri spanjoll i Shëndetësisë.

Në një intervistë me La Sexta,Salvador Illa përsëriti se vaksinimi kundër koronavirusit të ri, i cili filloi dje në Spanjë, si në shumë vende të tjera të BE-së, nuk do të jetë i detyrueshëm.

Më tej ai shtoi se lidhur me ata që nuk do të duan të vaksinohen, ata do të kenë një regjistër. “Ajo që ne do të bëjmë është një regjistër, i cili, përveç kësaj, do të njoftohet në vendet e tjera të Evropës”, vazhdoi ai.

“Ky nuk do të jetë një dokument që do të bëhet publik,” siguroi ministri spanjoll i Shëndetësisë, duke theksuar se regjistri do të krijohej me respektin më të madh për mbrojtjen e të dhënave”.

Sipas studimit të fundit të lëshuar të hënën e kaluar nga Qendra për Kërkime Sociologjike, një institut sondazhesh i lidhur me qeverinë, përqindja e spanjollëve që nuk duan të vaksinohen ka rënë ndjeshëm, nga 47% në nëntor në 28% në dhjetor.

Gjatë së njëjtës periudhë, përqindja e spanjollëve që thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën u rrit nga 36.8% në 40.5%. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!