Spanja përgatitet për temperatura deri në 40 gradë Celsius

schedule14:11 - 25 Prill, 2023

schedule 14:11 - 25 Prill, 2023

Spanja mund të përjetojë këtë javë disa prej ditëve më të nxehta për muajin prill pasi sinoptikanët kanë parashikuar se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celcius.

Termometri pritet të shënojë temperaturat rekord që janë të zakonshme për muajin korrik. Ky i nxehtë ekstrem që shënon temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin prill në Spanjë pason muajin mars që u konsiderua muaji më i thatë në 20 vite.

Ky fenomen ka rritur shqetësimet në Spanjë sa i përket rezervave ujore dhe thatësirës afatgjatë. Rezervuarët e ujit jan rreth 15% nën nivelet mesatare dhe në disa zona ata janë të mbushur me vetëm 26% të kapacitetit.

Keto tempreratura rekord mbi 40 gradë celcius në muajin prill dhe thatësirat ekstreme kanë ngjallur edhe frikën për shpërthmin e më shumë zjarreve me afrimin e stinës së verës.

Agjencia Shtetërore meterologjike e Spanjës ka deklaruar se do të ketë një masë ajrore shumë të ngrohtë dhe të thatë me origjinë afrikane që do të sjel në vend temperatura tipike të verës .

Ky i nxehtë ekstrem pritet të zbutet në fundjavë. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Spanjë për muajin prill ka qenë 37,4 gradë celcius në Murcia, pjesën juglindore të vendit në vitin 2011.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!