Spanja u shpall kampione e Europës, pasi mposhti në finale Anglinë me rezultatin 2-1. Në fund festa ishte e madhe për iberikët, që u futën në histori, si kombëtarja me 4 Europianë të fituar, si askush tjetër në histori.
Pas përfundimit të ndeshjes dhe dhënies së çmimeve, Spanja ngriti në qiellin e “Olympiastadion”, të Berlinit trofeun e Euro 2024, me kapitenin Morata, që nis festën spanjolle.
Ndërkaq, mund të thuhet se ky sukses është mëse i merituar nga spanjollët, që i mahnitën të gjithë me lojën dhe rezultatet e treguara në këtë Evropian. /i.m /abcnews.al