Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja nuk fal asgjë/ “Furitë e Kuqe”, tjetër triumf në futbollin europian të femrave

schedule12:54 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 12:54 - 3 Dhjetor, 2025

Ylli më i madh mungoi, por asgjë nuk mund t’i pengonte.

Futbollistja e madhe e Barcelonës, Aitana Bonmati, nuk luajti dot në finalen që vlente titullin në Ligën e Kombeve për femra, e megjithatë Spanja nuk diskutoi asgjë përballë Gjermanisë.

Pas barazimit 0-0 të finales së parë në Kaizerslautern, të zonjat e shtëpisë triumfuan thellë 3-0 në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Atletikos në Madrid.

Klaudia Pina dhe Viki Lopez ishin autoret e golave, përkatësisht në minutat 61, 74 e 68, dhe “Furitë e Kuqe” patën epërsi, duke merituar trofeun.

Të besuarat e trajneres Sara Bermudez patën 58 për qind zotërim topi, bënë dyfishin e gjuajtjeve, 14 ndaj 7, ndërsa goditjet në portë ishte 6-2, ndërsa mbi 55 800 tifozë ishin padyshim të lumtur.

Ishin 55 843 spektatorë në tribuna, një rekord për kombëtaren e femrave në vendin e saj.

Të dalluara përveç shënueseve të golave, ishin edhe Xheni Hermoso, Mariona Kaldentei, Ona Batje apo Aleksia Putejas.

Spanja është kampione e botës në fuqi, ndërsa e mbrojti titullin e fituar në 2024 në konkurrimin e ri të UEFA-s.

Pas shumë viteve sundimi të Gjermanisë, Norvegjisë, Anglisë e Suedisë në Europë si dhe SHBA-ve e Japonisë në rang botëror, është radha e “Furive të Kuqe”.

Ky ishte një revansh dhe një ngushëllim I rëndësishëm pas humbjes së finales së Kampionatit Europian përballë Anglisë pas penalltive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!