Spanja në alarm, një tjetër zarf i dyshimtë i është dërguar ambasadës amerikane në Madrid

schedule14:34 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 14:34 - 1 Dhjetor, 2022

Një zarf bombë dyshohet se është dërguar tek ambasada amerikane në Madrid.

Ky do të ishte zarfi i gjashtë, pasi pesë u dërguan në ambasadën ukrainase dhe zyrtarë të qeverisë spanjolle të mërkurën.

Rruga jashtë ambasadës në kryeqytetin spanjoll është mbyllur me policinë në vendngjarje.

Po ashtu kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka marrë një zarf të ngjashëm, me atë që shkaktoi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Pajisjet i janë dërguar gjithashtu një prodhuesi armësh në veri të vendit dhe një bazë e forcave ajrore në periferi të kryeqytetit spanjoll.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!