Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Spanja më pranë titullit/ “Furitë e Kuqe”, në gjysmëfinale në Europianin e femrave

schedule12:25 - 19 Korrik, 2025

schedule 12:25 - 19 Korrik, 2025

Nuk kanë diskutuar asgjë deri tani. Spanja nuk është kampione e Europës në futboll për femra, por gjithsesi është kampione e botës, ndaj edhe pretendimet i ka gjithmonë të mëdha.

Këto pretendime I vërtetoi edhe një herë me fitoren 2-0 ndaj skuadrës së vendit organizator, Zvicrës. Epërsia ishte dërrmuese, por gjithsesi suksesi erdhi vonë.

Atenea del Kastijo shënoi të parin në 66’ dhe Klaudia Pina dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë.



Spanjollet I lejuan vetes të humbisnin edhe një penallti, e sërish t’ia dilnin mbanë. Del Kastijo ka 8 gola në 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur për kampionet e botës.

Për zviceranet, ylli me origjinë shqiptare, Riola Xhemaili, luajti vetëm 4 minuta në shtesë, kur nuk kishte më asnjë shpresë. Një vendim i habitshëm i trajneres së shquar suedeze, Sundhage.

“Furitë e Kuqe” mbajtën topin 73 për qind në stadiumin “Vankdorf” të Bernës, si dhe patën 23 gjuajtje gjithsej ndaj vetëm 4 të Zvicrës, e madje 6 në kuadrat, ndërsa vendaset asnjë.

Spanja ndoshta është favorite e Europianit, ndonëse kampione në fuqi është Anglia. Jo më kot ka vetëm fitore dhe ka shënuar më shumë gola se të gjithë 16.

Tashmë, në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesen e çiftit Francë-Gjermani, ndërsa sfida tjetër është Angli-Itali. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!