Spanja kërkon rekordin përballë “Pancerave”, “Furitë e Kuqe” baraz me “gjigantët” e Evropës

schedule15:28 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:28 - 4 Korrik, 2024

Natyrisht, synimi kryesor është suksesi dhe gjysmëfinalja, por jo vetëm. Spanja do të luajë këtë të premte ndaj Gjermanisë për ambiciet për trofe, ndonëse rrugës vendosen edhe rekorde, me skuadrën “iberike”, e cila deri më tani numëron katër fitore radhazi në Euro 2024, duke barazuar rekordin e kampionatit që e mbajnë katër skuadra të tjera.

“Furitë e Kuqe” të tekniku Luis de la Fuente ndjekin Francën, Holandën, Çekinë dhe Italinë që kanë nga 4 suksese radhazi, me tre herë kampionët e Evropës që mundën Kroacinë në ndeshjen e parë të Grupit B, me rezultatin, 3 me 0 e më pas Italinë e Shqipërinë, me rezultatin minimal, 1 me 0, duke e mbyllur këtë fazë, me 9 pikë të plota e më pas vijuan në raundin e 1/16-ve, ku mundën Gjeorgjinë me shifrat, 4-1.

Mirëpo, nuk është vetëm kaq, pasi historia në përballjet mes këtyre dy skuadra ka filluar të “flasë” spanjisht, pasi “Furitë e Kuqe” kanë pasur bilanc pozitiv ndaj Gjermanisë në gati 25 vjet, duke arritur ekuilibrimin e bilancit me 8 fitore, 8 barazime e 9 humbje, me fitoren e fundit të “Pancerave”, që ka ardhur para 36 vitesh, në Euro 1988, e cila u mbajt gjithashtu në Gjermani. /i.m /abcnews.al