Spanja ka shpenzuar 700 milion euro për zgjedhjet që nga viti 2015

schedule13:30 - 20 Shtator, 2019

schedule 13:30 - 20 Shtator, 2019

Brenda katër viteve Spanja ka shpenzuar 700 milionë euro vetëm për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Ndërkohë zgjedhjet e rradhës janë në datë 10 nëntor.

Spanjollët janë gjithnjë e më të zemëruar në një kohë që vendi i afrohet zgjedhjeve të 10 nëntorit. Ajo që i shqetëson nuk është vetëm paaftësia e klasës politike për të qeverisur vendit, por dhe shpenzimi marramendës për organizimin e këtij procesi  të ri zgjedhor: I katërti në katër vjet.

Çdo proces zgjedhor Spanja ka një buxhet prej 180 milion eurosh; duke përfshirë dhe shpenzimet për zgjedhjet e këtij nëntori, që nga viti 2015 Spanja ka shpenzuar rreth 700 milion euro

Një reformë e re elektorale ka reduktuar si periudhën e fushatave elektorale ashtu dhe buxhetet për partitë, por pavarësisht kësaj në nëntor do të shpenzohen 175 milion euro: 140 milion për logjistikën, 32 milion do u shpërndahen partive, dhe tre milion e gjysëm shkojnë për ata që nuk do të jen ëmë deputetë në parlament

Për këtë arsye janë të shumtë spanjollët që e konsiderojnë këtë proces zgjedhor si një shpërdorim kohe dhe parash.

Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se paratë duhet të shpenzohen për spitale dhe shkolla dhe se zgjedhjet e radhës nuk do të ndryshojnë asgjë, pasi asnjë palë nuk do të mund të marrë mazhorancën absolute.

Mungesa aktuale e qeverisë shkakton pasoja dhe në çështje të tjera të rëndësishme si projektbuxheti I vitit, pensionet apo reforma e punës, të cilat kanë mbetur pezull. Dhe meqënëse duhet ende të pritet për një parlament të ri, shumë nga këto çështje do të qëndrojnë pezull deri në vitin 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!