Leonardo Bonucci shpreson që ai dhe shokët e tij t’ia dalin të dërgojnë Italinë në finalen e Euro 2020. Spanja është pengesa. Mbrojtësi i Juventusit flet për mediat rreth duelit të mbrëmjes së nesërme ndaj ekipi iberik, teksa prek edhe tema të tjera.
“Të gjithë djemtë kanë një dëshirë të madhe për të zhvilluar një performancë të shkëlqyer. Duam të shijojmë këtë ndeshje me përulësi, për të siguruar rezultatin që duam.
Nesër duam të komandojmë ne ndeshjen, por e dimë që nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë gjatë 90 minutave. Kundërshtarët mund të na vënë në vështirësi, por Italia e ka në traditë të reagojë dhe t’i bëjë keq atyre që ka përballë.
Ndaj Spanjës do të ketë momente kur duhet të shfaqemi madhështorë në mbrojtje, për të penguar kundërshtarët. Gjithsesi, ne jemi gati të japim gjithçka, duam t’i bëjmë italianët krenarë për kombëtaren dhe duam t’ia dedikojmë finalen Spinazzolës.
Morata? E kam mik, kalojmë shumë kohë së bashku. Më bëri përshtypje ajo që kaloi ai. Unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të dëgjosh dhe lexosh kritikat. I qëndroj afër në këto momente, pasi Alvaro është një djalë shumë i mirë.
Ai është një baba shembullor dhe një futbollist i madh, është një sulmues total, mbulon, bën inkursione, është një nga qendërsulmuesit më të mirë në planet. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij dhe lojtarëve të tjerë të Spanjës”.
Në fund një koment për Giorgio Chiellinin, kolegun e qindra betejave, dhe për “simulimin” viral të Ciro Immobiles në suksesin ndaj Belgjikës. “Unë dhe Chiellini e njohim në perfeksion njëri-tjetrin. Ne japim gjithmonë më të mirën tonë në fushë.
Immobile? Të dhemb gjithmonë kur pëson një goditje, por gëzimi i golit të bën të harrosh gjithçka për disa çaste. Ciro është një person korrekt, por edhe ne bëmë shaka me të në lidhje me veprimin që kreu“, përfundoi Bonucci. /abcnews.al