Spanja i thotë mjaft turizmit “të pisët”

schedule10:58 - 25 Prill, 2018

schedule 10:58 - 25 Prill, 2018

Bashkia e Palma di Majorka ka vendosur që këtë verë duke filluar nga muaji korrik, të mos jepen më vila apo apartamente me qera për turistët. Sipas kryebashkiakut, kjo masë merret pas incidenteve të shumta të shkaktuara nga turistët e dehur, si dhe për të plotësuar kërkesën e banorëve, që nuk i duan me në qytetin e tyre.

Këtë verë do të jetë shumë e vështirë që të gjendte një vend për turistët në Palma di Majorka. Duke filluar që nga muaji korrik, asnjë pronar apartamenti apo vile në qytet nuk do të lejohet ta japë me qera pë turistët. Bashkia, e para në Spanjë që mer një masë të tillë, në deklaratën e saj për media thekson se turistët mund të përfitojnë vetëm nga banesa që ndodhen në zona të mbrojtura si për shembull pranë aeroportit apo në zona industriale. Kjo masë është marrë për të ndaluar dhënien me qera pa licencë, një fenomen në rritje ky sipas  të dhënave të fundit. Por ato që kishin më shumë peshë në marrjen e këtij vendimi ishin dhe protestat e banorëve të lodhur nga kaosi dhe mungesa e edukatës së turistëve që cdo verë zgjedhin ishullin duke krijuar situate ndonjëherë dhe të rrezikshme.

Kryebashkiaku i qytetit Antoni Noguera, e cilësoi këtë masë si një model për qytetet që vuajnë si pasojë e turizmit masiv. Sipas tij ky vendim do të përhapet dhe në bashki të tjera qytetesh tursitike, duke theksuar se turistët më problematikë janë ata gjermanë. Një vit më parë pas një sherri masiv në plazh mes turistëve gjermanë të dehur, Noguera i kishte kërkuar Berlinit që të mbajë në shtëpi turistët e pisët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!