Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja fiton, Gjermania zhgënjen/ Kampionët e Europës munden në transfertë 3-0 Bullgarinë

schedule12:41 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:41 - 5 Shtator, 2025

Spanja nis me një fitore bindëse fushatën e saj eliminatore për “Botërorin 2026”. Në ndeshjen e parë të Grupit E, kampionët e Europës mundën në transfertë 3-0 Bullgarinë, duke marrë menjëherë kryesimin e renditjes.

Gjithçka e lehtë për skuadrën iberike, që mbylli ndeshjen që në pjesën e parë. Oyarzabal kaloi në epërsi spanjollët që në minutën e pestë.

Më pas, Kukureja dhe Miguel Merino shënuan edhe dy herë të tjera për të vulosur fitoren përpara pushimit.

Me këtë sukses “Furitë e Kuqe” konfirmojnë parashikimet si favoritë në grupin e tyre eliminator. Krejt i ndryshëm është diskutimi për Gjermaninë, që debutoi me humbje në grupin A kualifikues.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann u mund 2-0 në transfertën kundër Sllovakisë.

Hancko në fundin e pjesës së parë shbllokoi rezultatin për avantazhin e vendasve. Pas pushimit ishte Strelec që ndali sërish topin në rrjetë për të plotësuar dështimin e parë të Gjermanisë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Ndryshe nga Spanja dhe Gjermania, Holanda luajti ndeshjen e saj të tretë në Grupin G, duke barazuar 1-1 kundër Polonisë. “Tulipanët” mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Dumfries në minutën e 28-të. Pas pushimit, Kash barazoi shifrat duke mbajtur polakët në lojë për vendin e parë në grupin e tyre.

Fitorja më e thellë në mbrëmjen e së martës në kualifikueset e botërorit për zonën europiane ishte ajo e Blegjikës, që në transfertë mundi 6-0 Liechtenstein. Gjithçka e lehtë për belgët, që kthehen në garë për një vend në finalet e Kupës së Botës në Grupin J.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!