“Spanja është më e bukur”, trajneri De la Fuente dhe Rodri flasin pas triumfit

schedule15:56 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:56 - 15 Korrik, 2024

Vendi i tyre tani u duket më i bukur.

Futbollistët e Spanjës dhe trajneri Luis de la Fuente janë padyshim në qiellin e shtatë pasi realizuan misionin në Gjermani, e kthehen në shtëpi me kupën.

Skuadra tashme rekordmene e titujve, me 4 të tillë, mposhti Anglinë për kënaqësinë jo vetëm të tifozëve të vet, por edhe të shumicës së botës, dhe De la Fuente është tepër krenar për lojtarët e tij, kampionë të Evropës.

“Nuk mendoj se ishim favoritë. Unë thjesht doja që skuadra ime të ishte në finale dhe të kishim mundësi të fitonim titullin. Ishim në një nivel që vështirë se mund të përmirësohet. Gjithsesi, unë I ftoj lojtarët e mi që gjithmonë të synojnë të bëhen më të mirë dhe të rriten. E di se ky është një grup I jashtëzakonshëm futbollistësh. Ata nuk lodhen së mësuari, së përmirësuari. Gjithmonë luftojnë dhe duan që të fitojnë. Kisha shumë besim tek lojtarët e mi”,- u shpreh tekniku spanjoll.

Më i miri lojtar i Evropianit u shpall Rodri, me mesfushorin e Manchester City, që mundi shokët e ekipit si Stones, Ëalker apo Foden, pas fitores tha fjalë zemre që bënë përshtypje.

“Ne e dinim se duhej të luanim si skuadër e madhe kur kishim zotërimin e topit, dhe si skuadër e vogël kur ishim pa top. Spanja është vend më i bukur pas kësaj fitoreje. Ne punuam shumë që të mos i zhgënjenim këta tifozë. Ne ia dolëm duke mundur katër ekipe kampione të botës, Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Anglinë. Mundëm më të fortët, pra duhet të jemi krenarë për këtë”,- u shpreh lideri i mesfushës.

Tashmë, “Furitë e Kuqe” kanë ambicie për të mbrojtur titullin në Ligën e Kombeve, dhe të synojnë fitoren e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 2010. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!