Spanja do t’u kërkojë universiteteve private të ofrojnë strehim për studentët

schedule17:54 - 24 Tetor, 2024

schedule 17:54 - 24 Tetor, 2024

Qeveria spanjolle do të nxjerrë një dekret që kërkon që universitetet private të sapokrijuara të ofrojnë mundësi strehimi për studentët e tyre.  Kjo masë është pjesë e një protokolli të nënshkruar nga institucionet përkatëse për të adresuar krizën e strehimit për studentët dhe stafin e universitetit, raportoi e përditshmja spanjolle “El Diario”.

Ndërsa rregulli zbatohet për të gjitha institucionet e reja, lajmi thotë se universitetet publike janë të përjashtuara pasi nuk janë të krijuara në 25 vitet e fundit dhe nuk janë planifikuar hapje në të ardhmen.

“Ne do ta përfshijmë këtë detyrim në përditësimin e Dekretit Mbretëror për krijimin e qendrave universitare”, ka thënë ministrja e Universiteteve Diana Morant, duke shtuar se qëllimi është “rritja e standardeve minimale që përcaktojnë një universitet”.

Protokolli inkurajon gjithashtu zhvillimin e banesave të përballueshme për studentët dhe stafin në tokë publike në zonat ku çmimet e qirave janë veçanërisht të larta.

“Ne kemi arritur marrëveshjet e nevojshme për të siguruar që universitetet e reja të ofrojnë zgjidhje strehimi për studentët e tyre si një kërkesë për ngritjen e tyre”, thuhet në dokument, sipas lajmit të gazetës spanjolle.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!