Spanja do të dhurojë 7.5 milionë doza të vaksinës anti-Covid për programin COVAX

schedule12:04 - 22 Prill, 2021

schedule 12:04 - 22 Prill, 2021

Spanja do të dhurojë midis 5% dhe 10% të  doza të vaksinës anti-Covid, pasi të vaksinojë 50% të  popullsisë së saj, sipas një deklaratë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.

“Spanja do të dhurojë 7.5 milion doza përmes COVAX, për Amerikën Latine dhe Karaibet që do të thotë 5 deri në 10% të vaksinave totale që Spanja do të marrë në 2021,” tha Sanchez gjatë një konferencë për shtyp në Andorra.

Spanja ka vaksinuar plotësisht 7.6% të popullsisë së saj. Rreth 21% kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.  Spanja ka siguruar mbi 93 milion doza të vaksinave përmes Bashkimit Europian dhe deri më tani ka marrë gjithsej 14,924,175 doza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!