Spanja dhe Portugalia goditen nga i nxehti, evakuohen qindra banorë nga zjarret

schedule10:12 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:12 - 13 Korrik, 2022

Spanja dhe Portugalia janë goditur nga një valë e të nxehtit. Temperaturat 40 gradë kanë shkaktuar zjarre.

Rreth 300 persona u evakuuan nga pesë qytete në rajonin spanjoll Extremadura, në perëndim të vendit, teksa zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarret në pyll.

Autoritetet lokale kanë thirrur tashmë ushtrinë spanjolle për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pyll në qarkun malor të Las Hurdes.

Rreth 170 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin, i cili, siç tha kryebashkiaku i Nunomoral, Juan Carlos Sendin, u shkaktua nga një goditje rrufeje e kombinuar me nxehtësinë dhe thatësirën.

Temperaturat në Spanjë kanë qenë jashtëzakonisht të larta ditët e fundit dhe do të vazhdojnë të rriten deri të premten.

Pjesa më e madhe e vendit, duke përfshirë Extremadurën, është tashmë në rrezik “ekstrem” të zjarreve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!