Është dita e apoteozës!
Kombëtarja e Spanjës e fitoi titullin europian në futboll në fushën e lojës, ndërsa menjëherë më pas nisi jehona.
Nga gazetat e gjithë Europës, në radhë të parë të Spanjë, është I fuqishëm kori që ngre në qiell “Furitë e Kuqe”.
E përditshmja “Marca” bën një kthim në histori, si një revansh për betejën detare të humbur në shekullin e 16-të ndaj Anglisë. Titullon: Armada e Pathyeshme! Spanja fiton titullin e katërt të Evropës!
Gazeta tjetër e Madridit, “AS”, ka një paralajmërim në anglisht: Është vetëm fillimi!
“El Mundo Deportivo” nga Katalonja ka në kopertinë “Furitë e Kuqe” me titullin “kampionët”, si dhe kampionin e Wimbledon, Carlos Alcaraz.
Nga Barcelona, e përditshmja “Sport” shton vetëm një fjalë: Super kampionë! Thekson se të kuqtë u udhëhoqën nga Laminë dhe Niko Uilliams!
Titulli europian ishte lajm I parë edhe në gazetat e përgjithshme.
“El Pais”: Spanja mbretëron në Europë! Mund Anglinë dhe fiton titullin e katërt pasi ia doli në të gjitha ndeshjet!
“ABC”: Të pathyeshmit! Spanja mbyll një Eurokupë të përsosur! Mund Anglinë si katër herë kampione, dhe e vetmja me të gjitha fitore!
Ja edhe “El Mundo”: Spanjë e përsosur! Të kuqtë fitojnë titullin e katërt europian, pasi mundi Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Anglinë!
“La Razon” ka fiton me Mbretin Filip me trofeun në dorë, rrethuar nga “Furitë e Kuqe”. Titulli: Spanjë e lavdishme! Seleksioni vendosi një rekord të paparë me 7 fitore!
Nga Anglia, “Daily Telegraph” përmbledh gjithçka në pak fjalë: Vuajtja vazhdon, me foton e Olmo dhe Bellingham!
“The Times” i Londrës: Shpresat e Anglisë përfundojnë me një zemër të thyer në Evropian!
“Daily Express”: Ëndrra përfundon, por megjithatë “Tre Luanët” na bënë krenarë!
“Daily Mail”: Tension I papërballueshëm, një gol i mrekullueshëm, por futbolli nuk u kthye në shtëpi!
Ja edhe një gazetë nga Skocia, “The Scotsmen”: Zemër e thyer për Anglinë! Spanja mbretëron në finalen e Europianit! Një agoni pas golit në minutat e fundit!
Nga Franca, “L’Equipe” u bën të gjitha nderet kampionëve. Mbretërit e rinj të Europës, titullon e përditshmja prestigjioze!
Në Itali, “La Gazetta dello Sport” ka thirrjen tradicionale iberike: Spanja, Ole! Morata ngre kupën dhe shkon te Milan, Anglia humbi një tjetër finale!
Tabloidi gjerman “Bild” titullon në mënyrën tipike telegrafike: Spanja kurorëzohet si mbreti i Kampionatit Evropian! /i.m /abcnews.al