Tekniku italian është arkitekti i skuadrës fantastike të Napolit i cili arriti të fitonte kampionatin italian pas 33 vitesh dhe duke e çuar skuadrën deri në çerekfinalet e Champions League.
Kështu, gjithçka tregonte se Luciano Spalletti do të qëndronte me ekipin, jo vetëm për një vit tjetër që ishte opsion në kontratën e tij, por edhe për shumë vite në vazhdim, por duket se nuk do të ndodhë kështu.
Sipas asaj që raportohet në “Corriere dello Sport”, tekniku italian nuk do të vazhdojë mandatin në stolin e skuadrës jugore, pasi dyshohet se ka prishur marrëdhëniet me presidentin De Laurentiis.
Siç theksohet, mosmarrëveshja mes dy palëve ka ardhur për planifikimin në prag të sezonit të ri, ë do të thotë se Spalletti d otë largohet në fund të këtij sezoni. Në fakt, lista për trajnerin e ardhshëm është tashmë gati.
Emri i Antonio Contes shfaqet në krye të listës së Napolit, i ndjekur nga De Zerbi, Gasperini dhe Vincenzo Italiano./h.ll/abcnews.al