Spalletti: Nuk isha unë apo klubi që e largoi Mertens, ishte ai që refuzoi

schedule15:15 - 5 Gusht, 2022

schedule 15:15 - 5 Gusht, 2022

Kur Serie A është një javë larg fillimit të sezonit të ri futbollistik 2022-2023, te Napoli po punojnë akoma për të zëvendësuar Dries Mertens.

Giacomo Raspadori është një hap larg napolitanëve të cilët e shikojnë si zëvendësuesin ideal të sulmuesit belg, por a do ia dalë që italiani të zëvendësojë siç duhet Mertens.

Në lidhje më këtë ka folur edhe trajneri Luziano Spalletti, i cili ka theksuar se Raspadori i ka të gjithë mundësitë për të bërë mirë.

“Unë përgjigjem se akoma nuk është lojtari im, por është një djalë që do të kishte të gjitha karakteristikat për të na dhënë një dorë. I ri, i fortë, i gjithanshëm, mund të bëjë mirë në të gjitha rolet e sulmit, inteligjent dhe mbi te gjitha i sjellshëm. Ai do te ishte zëvendësues natyral për Mertens”, ka theksuar fillimisht Spalletti.

Mertens pas nëntë vitesh në të cilat ai u bë idhulli i sheshit, tani është zhdukur. Për shkak të? Spalletti shpjegon: “Le të sqarojmë, nuk isha unë, nuk ishte klubi që nuk e donte atë me ne. Mertens mund të na kishte dhënë një dorë të mirë, por klubi i bëri një ofertë dhe ai nuk pranoi”. /f.a/abcnews.al