Luciano Spalletti ka folur për “Sky” në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e cila do të jetë ndeshja e kthimit në Napoli pasi e para përfundoi në barazim.
“Është gjithmonë një perspektivë e mirë, skuadra ka një mentalitet korrekt dhe një vullnet për të bërë të lumtur tifozët e saj. Nesër do të ketë shumë tifozë kundër Barcelonës, për ne është një forcë e madhe.
Pastaj ne do të kemi si tifozë atë, Maradonën. Ai do të bëj tifo nga lartë për ne dhe ne do të bëjëm maksimumin ta krenojmë.
Ne nuk e kemi Maradonën në ekip, por kemi 11 lojtarë të cilët formojnë një ekip vërtet të fortë”, është shprehur Spalletti./ h.ll/abcnews.al