“Spalletti ka një avantazh”, ish-tekniku i Kombëtares: Ndaj Shqipërisë Spalletti do të ndryshojë formacion

schedule18:56 - 12 Qershor, 2024

schedule 18:56 - 12 Qershor, 2024

Me të ishim shumë pranë arritjes historike, në finalet e një Kampionatit Botëror.  Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat italiane, ku ndër të tjera ka folur edhe për Kampionatin Europian, Gjermani 2024, me “kuqezinjtë” që janë në një grup me kombëtaren e vendit të tij Italinë.

Sipas “veteranit” të pankinës, tekniku, Luciano Spalletti e bën çdo ekip të luajë në mënyrë hyjnore, ndërsa zbulon se ndaj Shqipërisë me shumë mundësi do të luajë me 4-3-1-2, ndërsa më tej shtoi se Italia nuk ka emra të mëdhenj në ekip, por ka lojtarë të rinj me shumë vlera.

“Spalletti ka një avantazh, e respektoj shumë sepse bën që çdo ekip të luajë në një mënyrë hyjnore. Ai tashmë e ka në mendje formacionin e tij, për mua ai do të luajë me 3-4-3, pavarësisht testeve të fundit. Ndoshta me Shqipërinë mund të studiojë një variant taktik, ndoshta një 4-3-1- 2. Ai kishte pak kohë për ta punuar me këtë grup, por po e formëson atë me bindjet e tij.

Është një moment disi i veçantë për Italinë, ka shumë të rinj që duhet të dalin në pah me vlerat që kanë, por ata kanë pak përvojë, kjo tregon se vendi ynë po punon qartë për të ardhmen”,- u shpreh ish-tekniku i “Legjionarëve” tanë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!