Spalletti: Jam i lumtur për De Rossi. Ndonjëherë ai linte pas veten, por kurrë Romën

schedule11:29 - 17 Janar, 2024

schedule 11:29 - 17 Janar, 2024

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë dhe ish-trajneri i Romës, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, duke folur për Daniele De Rossi, trajneri i kryeqytetasve që nga dita e djeshme.

“Një ndjesi e mirë, jam i lumtur për të. Ai më ka dhënë gjithmonë gjithçka. Ishte i jashtëzakonshëm, sepse kishte sensin e skuadrës, kishte ndjenja të forta ndaj shokëve të skuadrës, luftonte për ta. Nuk më kujtohet asnjë ndeshje, apo një moment i një ndeshjeje, në të cilën ai dështoi nga ky këndvështrim. Një kampion bujar, i ndjeshëm. Ndonjëherë ai humbi veten, kurrë Romën.

Ndihesha i lumtur sa herë që stërvitja dikë si ai. Ndonjëherë nuk kishte nevojë të dilte me personalitetin e tij, ai ishte një lojtar shumë i mirë dhe pastronte çdo top pa e futur karakterin e tij në fushë.

Nuk e di cilën Romë do të shohim, sigurisht që ata kanë një ekip të mirë. Dhe unë do t’i ndjek me kujdes, sepse ata kanë disa lojtarë që më interesojnë në ekipin kombëtar. Kur të rifillojmë fazën e stërvitjes tonë, një nga klubet e para që do të vizitoj do të jetë pikërisht Roma. Do të më vijë keq të mos gjej Mourinhon, por do të jem i lumtur të shoh De Rossi”, është shprehur Spalletti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!