Spalletti i përlotur pas triumfit: Napoli, kjo është për ju

schedule10:36 - 5 Maj, 2023

schedule 10:36 - 5 Maj, 2023

Pas 33 vitesh pritje për “napoletanët”, skuadra e tyre e zemrës arriti të siguronte matematikisht mbrëmjen e djeshme titullin kampiont të Serie A, mirëpo përveç gëzimit të tifozëve, tejet i lumtur për këtë arritje duket të jetë dhe tekniku Luciano Spalletti, i cili fitoi mbrëmjen e djeshme “Scudetto”-n e parë në karrierën e tij si trajner.

Për mediat gjatë festimeve, edhe pse i përlotur Spalletti filloi nga falenderimet ku përveç klubit, lojtarëve dhe vajzës së tij, një falenderim i veçanti shkoi dhe për vëllain e teknikut italian, Marcello Spalletti, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2019.

“Më duhet t’ia kushtoj titullin lojtarëve që e meritojnë këtë gëzim. Së dyti, për të gjithë tifozët, Napoli, kjo është për ju! Dhe së fundi për të gjithë ata që punojnë në këtë klub, stafin tim, drejtorin sportiv Giuntoli dhe bordin që bën punën e tij.

Gjithashtu Matilda, vajza ime. Natyrisht, për të gjithë familjen time që më ndihmoi të ec përpara. Për miqtë e mi dhe për vëllain tim Marcello”,- tha tekniku Spalletti i përlotur pas triumfit të “Scudetto”-s. /i.m /abcnews.al