Spalleti karikon “Të Kaltërit”: Evropiani është afër, duhet të arrijmë shpejtë një nivel më të lartë

schedule22:16 - 24 Mars, 2024

schedule 22:16 - 24 Mars, 2024

Pasi arritën një fitore, pavarësisht se me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, ndaj Venezuelës, tashmë “Të Kaltërit” e teknikut, Luciano Spalleti do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të diele, Ekuadrain, në “Red Bull Arena”, të Nju Xhersit, për të konfirmuar edhe një herë se janë të aftë të fitojnë ndaj skuadrave latine.

Megjithatë, tekniku i katër herë kampionëve të botë, Luciano Spalletti pret më shumë nga djemtë e tij, teksa gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës u shpreh fillimisht se Evropiani është afër e më tej 65-vjeçari kërkoi që djemtë e tij të rrisin nivelin e performancës, në fushën e blertë.

“Duhet të arrijmë një nivel më të lartë, dhe duhet ta bëjmë shpejt. Duhet të hedhim një hap para që të zhvillojmë një Evropian në lartësinë e pritshmërive. Ky është rrugëtimi që duhet të ndjekim. Por nuk jemi në një klub ku mund të shihemi çdo ditë me njëri-tjetrin, kështu që duhet të nxitojmë. Sepse nuk kemi shumë kohë në dispozicion”,- theksoi Spalletti.

Ndërkaq, kujtojmë se  Italia është kundërshtari i parë i Shqipërisë në grupin B të Euro 2024. Skuadër me të cilin do të ndeshemi në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park”. Kroacia dhe Spanja janë dy Kombëtaret e tjera të grupit më të vështirë dhe më të fortë në Gjermani 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!