Luciano Spalleti ka dalë sot para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës kundër Lazios. Trajneri i Napolit ka prekur edhe çështjen e mungesave, teksa ai që e ka pësuar ka qenë Osimhen. Sulmuesi do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë.
Spalleti ndërkohë vlerësoi maksimalisht skuadrën e Lazios, si dhe flet për polemikat me rusët e Spartak Moscoë. Italiani nuk i dha dorën në fund të ndeshjes teknikut Rui Vitoria dhe klubi rus e quajti klloun trajnerin e Napolit.
MUNGESAT – “Në ndeshjet e para mungonte Mertens, ndërsa në mesfushë kishte shumë pak lojtarë për tre ndeshje. Gjithsesi ne bëmë atë që donim. Është e qartë që përgjigjet që do të marrim në këto ndeshje do të japin shenjën e tyre në rrugëtimin që duam të bëjmë.
Ne nuk duhet të tregojmë asgjë, të nervozohemi apo të përmbysim gjëra. Duhet të punojmë çdo ditë në mënyrë serioze, kjo është zgjidhja”.
LAZIO – “Ndeshja e nesërme ka një peshë ndryshe, pasi vijmë nga 2-3 rezultate që nuk kanë qenë ato që do të donim. Gjithashtu edhe sepse përballë kemi një skuadër të nivelit tonë. Edhe Lazio bën pjesë në ato 7 klube që kanë synime të mëdha.
Duhet të vazhdojmë evolucionin, të çojmë aty ku duam futbollin tonë, duke punuar seriozisht çdo ditë, pa u ndikuar nga një rezultat”
POLEMIKAT NË RUSI – “Shoh që doni të më ndryshoni, por unë nuk kam ndërmend të ndryshoj. Në Rusi kam qenë, ka njerëz të vërtetë që kanë një sjellje serioze. Ka klube serioze, që dinë të qëndrojnë në futbollin europian, pastaj është edhe Spartaku që mund të bëjë ç’të dojë, është ndryshe nga të tjerët”. / abcnews.al